Rama uron 29 nëntorin, qytetarët: Bëj diçka që të ngelesh në histori

Kryeministri Edi Rama ka postuar urimin për 73 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë këtë mëngjes në “Facebook” por reagimet e qytetarëve nuk kanë qenë aspak të mira.

Disa prej qytetarëve kanë uruar por disa kanë përfituar nga rasti ti shkruajnë Ramës për problemet që janë shqetësuese.

“Po prej krimit dhe korrupsionit kur do çlirohemi?!” pyet një prej ndjekësve të Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk përfundon me kaq por edhe ndjekës të tjerë kanë reaguar duke i kërkuar kryeministrit të urosh shqiptarët që jetojnë në Shqipëri jo neve që kemi marrë rrugët e emigrimit për tu ushqyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gëzuar mund ti thuash atyre që jetojnë në Shqipëri z.Rama, jo neve që kemi marrë rrugët për një copë buke”, shkruan një qytetar.

Ndërsa një ndjekës tjetër në “Facebook” i shkruan se Rama duhet të bëj diçka për të rregulluar vendin se vetëm kështu mund të ngelet në histori.

Dikush tjetër i kërkon kryeministrit të zbatohet kodi i punës, vetëm kështu mund të jeni ndryshe nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
reagime ne fb
reagime fb

/Shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?