Raporti i Eurostat/ Shqiptarët populli më pak pijedashës në Europë

Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Evropë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që vendin tonë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron pak sipër nesh me 22%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?