Reagimi – Ademi: Bashkia s’kishte ftesë për fillimin e punimeve tek Ura e Bunës
Ka reaguar në rrjetin social Facebook kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, lidhur me komentin se punonjësit e bashkisë ishin në protestë për bllokimin e rrugëve teksa punohej për urën e Bunës.
Në postimin drejtuar kryeministrit Ademi shkruan se Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës.
“Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon” pohon kryebashkiakja.
Kjo e fundit shton se më herët Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrotjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë, por nuk kanë pranuar, me qëllim bërjen e investimeve për t’i përdorur për fushatë.
Reagimi ne facebook
Z. Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës.
Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon.
Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrotjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë.
Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projekt-idenē per restaurimin e plotë. Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë.
Sot na i doli për pronar, Ministria e Kultures! Zv ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!!
Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyerje dhe jo makiazhin e spektaklin e rradhës!! Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve…


