Reagon Bledi Çuçi: Nuk kam nevojë të fotografoj dokumente

Ish-ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së gazetares së kronikës Klodiana Lala mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”, se ai është emri që dyshohet se ka nxjerrë dëshmitarin në Komisionin e Mandateve për çështjen Tahiri.

Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, Çuçi thotë se nuk ka nevojë të fotografojë ndonjë dokument për të mbajtur mend emrin e një njeriu.

Ai tregoi se nuk ka thyer konfidencialitetin lidhur me dokumentet që paraqiti prokuroria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lala pak minuta më parë deklaroi se një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë, kunder Saimir Tahirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Lalës bëhet fjalë pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili ka fotografuar dëshminë. “Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anatarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?