Rikthehen protestat kundër mbetjeve para Kryeministrisë

Një grup qytetarësh të organizuar nga shoqëria civile janë duke protestuar para Kryeministrisë kundër ligjit të mbetjeve.

Ata i kërkuan kryeministrit Edi Rama të tërheqë ligjin e rrëzuar nga presidenti Nishani dhe të lejojë referendumin.

I kthyer nga presidenti në parlament, ligji nuk është rishqyrtuar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivistët e AKIP kanë kërkuar heqjen e ligjit dhe jo amendime, siç ka deklaruar mazhoranca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit thanë se do të mblidhen para parlamentit më 23 nëntor për të protestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?