Rrëfehet vrasësi i taksistit, Saraçi: Mu lut të mos e qëlloja
I riu Musa Saraçi ka rrëfyer me detaje krimin e rëndë të ndodhur në fshatin Greth të Kavajës, ku ka vrarë me thikë taksistin Idriz Karriqi.
“U nisëm nga Kavaja dhe i thashë taksistit të më çonte në fshatin Greth. Por ndryshuam rrugën dhe ai më kërkoi më shumë lekë se pazari që kishim bërë. Kur po ktheheshim për në Kavajë i thashë të ndalonte makinën.
Aty e zbrita në tokë dhe u nisëm të ecnim drejt disa shkurreve. I thashë që do ta vrisja, nëse nuk më jepte 30 mijë lekë. Ai mu lut disa herë që të mos e qëlloja, por unë e godita disa herë me thikë në një kodër me shkurre.
Më pas e mora makinën dhe u nisa vetë për në Kavajë, por rashë në një kanal. Nuk e di mirë makinën se sapo kisha nisur kursin e patentës. Mora një mikun tim dhe më solli një karroatrec. Pasi e çova në Kavajë, makinën e shita për 30 mijë lekë në Rrogozhinë.
Atë natë kisha pirë alkool dhe drogë. Edhe lekët që i mora nga shitja e makinës i prisha gjatë natës me shokët”, mësohet se ka thënë para policisë i arrestuari Musa Saraçi, i cili akuzohet për vrasjen e të moshuarit, Idriz Karriqi.
Prindërit e të riut që vrau taksistin në Kavajë: Djalin ta pushkatojnë nëse e ka bërë krimin

