Rrjeti i drogës, marihuanë nga Shqipëria e kokainë nga Holanda
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar droge që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria dhe Holanda drejt Italisë.
Autoritetet kanë lëshuar 20 urdhër-arreste. Dymbëdhjetë prej të arrestuarve janë shqiptarë dhe 8 të tjerë janë italianë, mes të cilëve edhe një grua. Kjo organizatë trafikonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria.
Destinacioni i drogërave ishte Breshia në Itali. Mediat italiane flasin për tonetala marijuanë e kokainë të trafikuara, por nuk ka një shifër konkrete se sa drogë është sekuestruar.
Sipas informacioneve paraprake, nga Holanda kokaina transportohej përmes automjeteve që kishin vende të përshtatura posaçërisht për fshehjen e saj, kurse marijuana nga porti i Durrësit drejt Breshias. Për momentin nuk janë bërë me dije identitetet e të arrestuarve.

