”Rruga e Arbërit”, Rama ”ngacmon” Gjokën: Po ç’të ka bërë PD-ja mo?
Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar shtratin e ”Rrugës së Arbërit”, që tanimë është hapur në të gjithë gjatësinë e saj. Gjatë inspektimeve, Rama ka “ngacmuar” pronarin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e saj, duke i përmendur edhe bindjet e tij politike të dikurshme. Rama u shoqërua edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Batutat
Gjoka: Ura e Vashës do të bëhet brenda një viti.
Rama: Unë e di që do e bëjmë më shpejt se afati por që brenda një viti. Është gjë e madhe.
Gjiknuri: Këta po ecin me ritëm më të shpejtë se financime nga buxheti i shtetit.
Rama: Sepse këta kanë paratë e tyre. Duan të fillojnë sa më shpejt të marrin para.
Gjiknuri: Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar.
Rama: Kur e kemi lënë bahskë?
Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.
Rama: Në prill të 2021? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po ç’të kanë bërë mo? Po të sakatuan mo.

