Rudina Hajdari gjen çfarë fshihet te xhaketa e Ramës (FOTO)
Seanca e sotme plenare ka qenë e tensionuar. Një anë kundërtimi me votë nga maxhoranca për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit Tahiri dhe në anën tjetër, skandali i kreut të qeverisë me gazetarët.
Mbi këto zhvillime ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ajo ka publikuar një foto të Kryeministrit, aty ku Rudina ka shënjuar stemën e vendosur në xhaketën e kryeministrit e cila është një yll i kuq.
Mbi këtë detaj deputetja shkruan se Rama kujton kohën e shtypjes dhe nuk lufton për vlerat europiane. Deputetja e re e PD-së, cilëson se Shqipëria ndodhet në tension të lartë pas votimit kundër të Kuvendit ndaj kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.
”Tension i lartë në Shqipëri pas votimit të Tahirit, kujton sistemin e shtypjes komuniste të Enver Hoxhës, dhe jo vlerat e BE-së që ne aspirojmë”,-shkruan Hajadari.


