Saimir Tahiri ”thyen heshtjen”, reagon për…
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u bë kohë që nuk flet por sot ai ka thyer heshtjen. Jo për dy çështjet që ai është përfolur kohët e fundit, në lidhje me dosjen “Habilaj” apo atë të Orest Sotës por për të uruat festat kombëtare. Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri uron ditën e pavarësisë.
Prej kohësh Tahiri nuk ka folur as për mediat, e as postime në rrjetet sociale. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë thënë se dyshojnë që shuma prej 860 mijë eurosh e cila u gjet në makinën e biznesmenit Orest Sota, i përket ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Prokuroria po e heton zotin Tahiri edhe pasi dyshon se ai ka patur lidhje me grupin e Habilajve, i përfshirë në trafikun e marijuanës drejt Italisë.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10215263700566186&set=a.10200793386497378.2211442.1244560110&type=3&theater

