Sekuestrohen 48 kg kanabis, po i kalonin në Mal të Zi

Shërbimet Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin jeshil në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç, mbi  fshatin Brigjë, Hot, kanë konstatuar me kamera termike disa persona që po transportonin dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Forcën Operacionale të Kufirit si dhe Sektorin Kundër Narkotikëve  të cilët janë vënë në lëvizje për të ndaluar të dyshuarit.
Por të trafikantët sapo kanë parë se po i ndiqte Policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.

Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur  kapjen e personave që transportonin lëndën narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotike?ve e mbetur në tentativë” e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?