FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA, 660 persona tentuan vetëvrasjen pas fitores së Trump

Zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA është përjetuar si dramë për një pjesë të votuesve amerikanë. CNN raporton se më 9 nëntor, momentin kur po shpallej fituesi i zgjedhjeve, Qendra e Parandalimit të Vetëvrasjeve është përmbytur nga telefonatat e alarmit.

John Draper drejtues i Qendrës së Parandalimit tha se në telefonat e këtij institucioni ka pasur 660 thirrje për ndihmë brenda 2 orëve.

Draper thotë se pjesa më e madhe e telefonatave për ndihmë kanë ardhur në momentin që po shpallej rezultati i zgjedhjeve dhe ku Trump kishte fituar bindshëm. “Ka qenë një nga netët më të gjata dhe me më shumë alarmante. 660 thirrje telefonike janë 5 fish i thirrjeve që marrin gjatë një ditë të zakonshme”,- tha Draper.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?