Shehu në Greqi: Shteti shqiptar ti mbështesë emigrantët (FOTO)
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ndodhet në Athinë, aty ku po viziton nga afër familjet shqiptare, që janë prekur nga përmbytjet. Deputeti i Gjirokastrës shpreh ngushëllimet për viktimat ku edhe i bën thirrje autoriteteve tona për të dhënë kontribut ndaj emigrantëve. ”Kryqi i Kuq i Shqipërisë mund të luajë një rol të rëndësishëm në tejkalimin e këtyre pasojave shkatërrimi e vuajtjeje për ata qytetare. Shpresoj që normaliteti të kthehet sa më shpejt në Mandra”,-tha Shehu.
Statusi
Fillova këtë vizitë punë ne Athinë me takimin me bashkëatdhetaret e përmbytur e të dëmtuar rëndë në Mandra. Ishte një fatkëqesi shumë e rëndë natyrore, që bëri të humbin shumë jetë njerëzish, si dhe solli dëme të pa llogaritshme materiale për të gjithë, greke e shqiptare. Ngushëllimet më të thella për viktimat! Të gjithë solidaritetin të dëmturve nga Kryetari Basha, nga PD dhe nga unë personalisht! Është e domosdoshme edhe një mbështetje akive e konkrete nga Shteti Shqiptar si dhe institucione të ndryshme tonat. Kryqi i Kuq i Shqipërisë mund të luajë një rol të rëndësishëm në tejkalimin e këtyre pasojave shkatërrimi e vuajtjeje për ata qytetare. Shpresoj që normaliteti të kthehet sa më shpejt në Mandra!


