Sherr mes gjimnazistëve të “Petro Ninit”, plagoset rëndë një nxënës
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 19:37
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e jashtme të shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku dy nxënës janë përfshirë në një sherr me thika.
Sipas informacioneve të para një prej nxënësve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u dërgua në spitalin e Traumës me plagë të rënda në kokë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij sherri.
/Oranews

