Sherri në “FB”, adoleshenti plagos me thikë bashkëmoshatarin
Aktualitet E Mërkurë, 5 Maj 2021 01:42
Rrjeti social ‘Facebook’ është kthyer sërish në burim konflikti mes dy personave, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur. Ngjarja u shënua në fshatin Karavasta e Re në Lushnje, ku 17-vjecari A. Biçaku është qëlluar disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij E. Pirra.
Sherri mes dy adoleshentëve kishte nisur prej disa ditësh në rrjetin social ‘Facebook’ për motive të dobëta. Pas kësaj të dy ishin takuar në një zonë të fshatit ku janë konfrontuar dhe Pirra e ka plagosur me thikë 17-vjeçarin tjetër, me të cilin kishte njohje të hershme.
I plagosuri ndodhet i shtruar në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut, me tre plagë në pjesën e krahut. Autori i plagosjes është arrestuar. Ai njihet si një person problematik, e kjo duket edhe në faqen e tij në ‘Facebook’, ku vazhdimisht postonte foto me armë zjarri apo mesazhe të dhunshme.
/News24/
Foto nga FB i autorit
Foto nga FB i autorit
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Po
469 (10.5%)
Jo
4006 (89.5%)
Vota totale: 4475
LAJMET E FUNDIT
Valteri: Standardin që Rama përdori për shkarkimin e Vlora Hysenit, ta ndiqte edhe për Ballukun
5 minuta më parë
Bushati: Rama është “padrino”, pushteti në Shqipëri funksionon si piramidë e një bande kriminale
9 minuta më parë
Projekti ”After school”/ Nënkryetarja e Kuvendit, Kushi nga Pogradeci: Kërkesë e vazhdueshme e prindërve
23 minuta më parë

