Shkodër/ Procedohet penalisht njëra nga studentet: S’isha në Tiranë, kam protestuar këtu

Njëra nga studentet e proceduara penalisht në Shkodër flet për Shqiptarja.com. Kristina Tonaj, thotë se është proceduar për shkak të bllokimit të rrethrrotullimit të Zogut të Zi.

“Nuk trembem, qëllimi i procedimeve është për të shpërndarë studentët. Unë nuk jam politikisht këtu por si studente e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Unë akuzohem që kam qenë në Tiranë. Por është e dokumentuar që kam qenë në protestë në Shkodër”-u shpreh Tonaj.

Ndërkohë që studentët po protestojnë me parullën: Studentët e Shkodrës e fituan betejën, ne erdhëm tek ju të fitojmë luftën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?