Nga berber në futbollist, Amir Etienne tregon lidhjen speciale që ka me Benzema dhe Vinicius

Historia e Amir Étienne është një nga ato rrëfime që tregojnë se futbolli mund të të japë një mundësi të re edhe kur gjithçka duket e humbur. Sulmuesi 24-vjeçar i Versailles, që aktivizohet në kategorinë e tretë të futbollit francez, ka kaluar nga profesioni i berberit te ëndrra për t’u afirmuar në fushën e blertë. Sot, ai është kandidat për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit shtator, me mbështetjen e yjeve si Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

Gjithçka ndryshoi pas një dëmtimi në shpinë, që e mbajti Étienne larg futbollit për dy vite. Gjatë pandemisë së COVID-19, ai vendosi të mësonte profesionin e berberit, një zgjedhje që më vonë do ta lidhte me disa prej emrave më të njohur të Real Madridit.

Vëllai i madh i Eduardo Camavingas, i cili punon si berber profesionist, e ndihmoi Étienne pas mbërritjes së tij në Madrid, duke e çuar të punonte në disa berberhane. Aty nisi të priste flokët e Vinicius Junior dhe më pas të lojtarëve të tjerë madrilenë, përfshirë Benzeman.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pata mundësinë t’i prisja flokët Karim Benzemas dhe u bëmë miq”, ka treguar francezi, duke sqaruar se fillimisht mes tyre u krijua një miqësi dhe vetëm më pas ai pati rastin t’i shërbente si berber.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aspektin sportiv, Étienne iu bashkua Versailles në janar, pas shtatë golave në 13 ndeshje me Olympique Lyon. Gjysma e dytë e sezonit ishte e vështirë, me vetëm një gol në 14 paraqitje.

Megjithatë, këtë sezon ai po shkëlqen, duke shënuar nga dy gola kundër Orléans dhe Villefranche. Forma e tij i ka siguruar një nominim për lojtarin më të mirë të shtatorit në kategorinë e tretë franceze, ndërsa Benzema dhe Vinicius e kanë mbështetur publikisht në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?