Shpërthim tritoli në një biznes në Burrel
Aktualitet E Premte, 16 Korrik 2021 01:40
Një shpërthim tritoli ka ndodhur jashtë një mobilierie në lagjen “Drita” në Burrel mbrëmjes e kësaj të mërkure.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga lënda shpërthyese, përveç godinës së biznesit, janë dëmtuar edhe dy automjete të pronarit të mobilerisë.

