FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipërimet e panjohura të Nolit gjenden në SHBA

Pesë botime të shqipëruara nga Fan Noli janë gjetur në Amerikë nga studiuesi i historisë Niko Kotherja.

Botimet e 5 pjesëve të “Don Kishotit të Mançës”, përkthimet brilante të Fan Nolit, botuar me 1932 në Boston janë gjetur mes shqiptarëve të Amerikës.

Studiuesi i historisë Niko Kotherja në Boston ka mundur te gjejë këto gjurmë të rëndësishme, me vlerë të pazakontë sa i takon periudhës kur janë botuar, por edhe si dëshmi e përpjekjeve për të ruajtur gjuhën shqipe. Pas një udhëtimi në Amerikë mes radhëve të shqiptarëve, Kotherja ka arritur që këto vëllime të rrugëtojnë në Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Botimet e hershme të Nolit janë dëshmi e përpjekjeve të tij për të njohur lexuesin shqiptar me autorët botërorë dhe veprat e njohura të kohës, ndërkohë që janë konservuat me kujdes nga shqiptarët e Amerikës, ku sipas Kotheres gjenden edhe shumë botime të tjera me vlerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?