Shqiptari nuk i shpëton kontrollit grek, kapet me makinën mbushur me drogë

Kapen rreth 61 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar dhe në pranga u vu një shqiptar 24-vjeç.

Sipas policisë fqinje droga u kap në Kostur, ku u ndalua mjeti që drejtohej nga shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

droge

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 36 pako që përmbanin 60 kg 940 gram marijuanë. Bashkë me to u sekuestrua celulari me 1 kartë SIM dhe 95 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 620 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?