Shteti ka rënë, Noka: Tahiri çerr i bandave, Rama baron i drogës

I ashpër ka qenë fjalimi i deputeti i PD-së, Flamur Noka në kuvend. Ai ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj deputetëve të majtë por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Noka ka drejtuar gishtin nga kryeministri Rama, duke e cilësuar si kreun e bandave kriminale në vend. E ndërsa për ish-ministrin Tahiri, deputeti i PD-së e cilësuar thjesht një hallkë.

“Sot ky parlament vërtetoi se është parlamenti i drogës dhe krimit. Sot e panë gjithë shqiptarët lakuriqësinë e të vërtetës. Sot e panë të gjithë që Edi Rama nuk është as më shumë e as më pak kapo e baron i drogës. Saimir Tahiri, çfarë do që të bëni ju është i pambrojtshëm, Tahiri s’ka qenë as me shumë e as me pak, por çer i disa bandave dhe i dërguari i kryebandës Edi Rama. Sot sado që të përpëliteni për të mbrojtur Tahirin e keni të pamundur,. Sot doli jo vetëm nga prokuroria shqiptare, por nga parterët që ko qeveri dhe ju deputetë nuk jeni deputet të qytetarëve, s’keni ardhur nga vota. Ju këtu keni ardhur e paratë e drogës e Habiljave dhe bandave të tjera. Sa miliona euro kemi bërë ne që për zgjedhje? Ja ku është zeza mbi të bardhë. Çështja është se kjo mazhorancë ka rënë në mënyrë të palegjitimur, ato byzylykët e varëset me diamante nuk ishin për kamionistin Saimir, ishin për ty”,-tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?