Si e vlerësojnë qytetarët Erion Veliajn dhe punën e tij si kryetar bashkie

“Euronews Albania” në traditën e tij pozitive vazhdoji edhe këtë të premte me sondazhin. Këtë radhë ishte Bashkia e Tiranës.

Vlerësimi i punës për Bashkinë Tiranë dhe Erion Veliajn, 45.9% e kryeqytetasve mendojnë pozitivisht, ndërsa 27% e kryeqytetasve e vlerësojnë negativisht, 27% janë neutralë sa i përket vlerësimit të kryebashkiakut dhe punës së tij.

Sa i përket ndarjes së gjinisë për vlerësimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Bashkisë Tiranë, 48% e femrave mendojnë pozitivisht, ndërsa 43.6% e meshkujve mendojnë pozitivisht për Veliajn dhe Bashkinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

32.1% e meshkujve mendojnë negativisht për kryebashkiakun dhe Bashkinë, ndërsa 21.8% e femrave mendojnë negativisht për kryebashkiakun. Por 29.7% e femrave janë neutrale dhe nuk kanë shprehur asnjë vlerësim për Veliajn dhe Bashkinë, ndërkohë që 24.3% e meshkujve po ashtu janë neutralë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë trend sondazhi rritje pro Erion Veliajt duket e kotë që PD të harxhoj energji për kryebashkiakun, me sa duket do të duhet ti përqendrojnë forcat vetëm për këshillin bashkiak të Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?