Situata kritike, të aksidentuarit e eskortës së Ramës dërgohen në Turqi
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 05:55
Tre personat që mbetën të plagosur në aksidentin ku u përfshinë dy makina të eskortës së Kryeministrit në Korçë, drejt tyre janë nisur 2 helikopterë. Top CHannel mëson se dy prej tyre do t’i nisin për në Turqi, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën. Dy automjete u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.

