Situata nga zjarret, 10 vatra ende problematike/ Operacioni më i madh po zhvillohet në Lurë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri në të gjithë vendin, 10 prej të cilave vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera janë nën monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 120 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht, në terren po operojnë 120 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë.

Vatrat më problematike vijojnë të jenë në disa zona të Tiranës, Dibrës, Krujës, Mirditës, Shkodrës dhe Librazhdit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve, me 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër vatër aktive është raportuar në Vakumonë të Shëngjergjit, ku po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, vullnetarë dhe strukturat vendore.

Në Gurë-Lurë të Dibrës po zhvillohet një nga operacionet më të mëdha, ku janë angazhuar forca bashkiake, policore, MZSH, ADZM dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka frenuar përhapjen e zjarrit drejt banesave.

Në Qafë Helmes, zjarri është shuar në krahun e Bulqizës, ndërsa vijon aktiv në drejtim të Selishtës. Ndërkohë, në Abaze të Krujës vatra mbetet aktive me intensitet të ulët, ndërsa ajo në Zidoll është nën monitorim.

Në Mirditë vijon ndërhyrja në Lufaj, ndërsa në Thari është evidentuar një vatër e re, ku janë angazhuar ekipet e MZSH-së dhe një helikopter.

Situata po monitorohet edhe në Fushë-Lajë dhe Rrjoll të Shkodrës, ku terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen tokësore. Në Rrjoll është përdorur edhe droni për evidentimin e përhapjes së flakëve.

Në Dardhë të Librazhdit vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa autoritetet theksojnë se në vatrat kryesore aktive nuk ka aktualisht rrezik për zonat e banuara.

AKMC, përmes QKOEC, vijon monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në të gjithë territorin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3470 (72.1%)
Jo 1344 (27.9%)

Vota totale: 4814