Socialistët dalin nga Vila e Enverit! (Foto)
Prej afro 4 orësh Kryeministri Rama zhvilloi një takim me deputetët dhe drejtuesit e PS në qarqe, ku ka dhënë porositë e fundit para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30-qershorit.
Mësohet se në takim është folur për strategjinë elektorale që do të ndjekë PS për të fituar zgjedhje, nga spotet elektorale deri tek kalendari i aktiviteteve që dot zhvillohen në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë bëhet me dije se fushata do të çelet të shtunën në orën 17:00 në një miting tek Parku Olimpik.

