FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot Berisha dhe Meta mes protestuesve në orën 10.00, para parlamentit. A do ta nxisin turmën të futet te deputetët?

Berisha u përjashtua prapë nga e drejta për të qenë në sallën e parlamentit. E dyta herë brenda një muaji. Në fakt nuk ka ndodhur asnjëherë në 32 vite që udhëheqësi i opozitës të mos lejohet të hyjë në sallën e parlamentit, ku ka të drejtë të flasë.

Tashmë njoftimi i Berishës dhe Metës se këtë të enjte do të rrethojnë Kuvendin është realitet dhe duket që nga mijëra forca policie të cilat kanë rrethuar sallën e parlamentit, ku mendohet të vijë pas disa javëve edhe kryeministri Rama.

Ndërkohë protestuesit do të jenë në ora 10.00 te selia ku mblidhen deputetët (afër Xhamisë së Re). Nuk dihet saktësisht skenari i opozitës sot, por Berisha ka paralajmëruar se populli ka të drejtë të hyjë në parlament, ku pushteti bëhet njësh me mafien.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?