Spahiu: Rama është i paaftë, pas bixhozit varfëria do t’i çojë njerëzit tek droga
Deputeti i Levizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar pas inisiativës së kreut të qeverisë për të mbyllur pikat e bastve.
Duke ju referuar një studimi të botuar në buffalo.edu, ai shprehet se sa më i varfër të jesh aq më i rezikuar je nga problemet me bixhozin.
Ai lëshon akuza të ashpra ndaj Kryeministrit duke e akuzuara atë se është absolutisht i paaftë për të zgjidhur problemt e vendit
Ja shënimi i tij i plotë në facebook:
Absolutisht i paaftë të zgjidhi problemet, e vetmja rrugë, në 5 vite, ka qenë ajo e masave drastike, moratoriumeve.
Në të njëjtën mënyrë po trajton dhe problemin e basteve dhe bixhozit (nuk po i futem faktit që e bën për vota apo monopolizim).
Studimi bashkangjitur tregon se sa më i varfër të jesh aq më i rezikuar je nga problemet me bixhozin.
A po e trajton në këtë linjë KM-ja çështjen? Jo.
A po bën përpjekjen më të vogë për ndalimin e një eksodi masiv në kokën e çdo shqiptari? Jo.
A po i rritet paga prej 5 vitesh shqiptarëve, për më shumë të ardhura? Jo.
Besoj që ajo që do ndodhi pas kësaj do të jetë rritja më e madhe e përdoruesve të drogës që mbolli nga 2016-ta se sa dalja nga varfëria…



