Stërmbesa e Hrushovit: Putin do fitojë, mund të përdorë edhe armë bërthamore në Ukrainë
Nina Khrushcheva, një profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, por edhe stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, flet për skenarin më të frikshëm që bota i frikësohet. Ajo thotë se Rusia në luftën që po zhvillon në Ukrainë, mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore.
Ajo beson edhe se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë gjithçka që duhet për të shpallur fitoren në luftë.
“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putini planifikon të fitojë dhe planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse ai duhet të shpallë fitoren dhe ai mund të ketë nevojë të përdorë armë bërthamore taktike, nuk po e parashikoj këtë. Ky mund të jetë një nga opsionet që rusët po përgatisin që të përdorin”.
Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë. Kritikja e Putinit ka frikë se Moska mund t’i përdorë ato për efekt shkatërrues në tokën ukrainase.
KOHA JONË SONDAZH

