Studentët nuk ndalen/ U plaçkit një natë më parë, sot digjet godina e ”Iute Credit”
Filiali i institucionit financiar ”Iute Credit” që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Durrësit” është djegur totalisht. Sot biznesit të mikrokredive i është vendosur flaka e madhe. Ditën e djeshme, protestuesit e shkatërruan dhe i morën mobiliet për t’i djegur në rrugë. Një prej tyre shkatërroi edhe bankomatin, madje edhe po gërmonte në të. Sakaq nga zjarri po rrezikon edhe pallati që është ngjitur.
Më parë edhe godina e Ministrisë së Arsimit u sulmua molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarre në katin e parë dhe të dytë. Protestuesit bërtisnin në kor “Digje! Digje!”, teksa ndaj godinës hidheshin lëndë plasëse. Pas disa minutash, forcat e policisë ndërhynë duke larguar demonstruesit dhe duke u vënë në lëvizje për të shuar zjarrin.
Rruga e Durrësit është shndërruar në një arenë përplasjeje mes studentëve protestues dhe policëve, për të dytën ditë radhazi tashmë. Më parë tubuesit shkatërruan degën e një banke të nivelit të dytë aty pranë, duke thyer derën kryesore dhe duke nxjerrë dokumente nga raftet. Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga ana e policisë për persona të arrestuar, por gjatë ditës ka pasur shoqërime.
Lexoni edhe:
Godina e Ministrisë së Arsimit në tym e flakë, Balla akuzon: Berisha i vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit
Taulant Balla poston video-n: Sulmi ndaj bankës u organizua 3 orë më herët në grupet online
Taulant Balla poston video-n: Sulmi ndaj bankës u organizua 3 orë më herët në grupet online
Tym e flakë te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotov
Tym e flakë te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotov
Skënder Hita mes policëve te Ministria e Arsimit
Në rrjetet sociale flitet për viktima pas protestës, Ministria e Shëndetësisë del me deklaratë zyrtare
Studentët me gurë, Policia me gaz lotsjellës. Rruga e Durrësit një ”shesh beteje”, shkatërrohet dega e bankës private

