Sulmi në Vaun e Dejës. Rama: E bëri opozita. PD: Nuk ka qenë asnjë militant i PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në e Vaut të Dejës. Ai akuzon opozitën dhe liderët e saj për aktet e dhunës. Ndërkohë, më herët PD deklaroi se asnjë militant i saj nuk ka qenë në incident.
“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor. As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara?”,- deklaron Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?