“Tahiri”, Lu: Askush nuk del mbi ligjin, publiku të dijë të vërtetën

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ka folur për çështjen “Tahiri” në konferencën për luftën kundër korrupsionit. Ambasadori është shprehur se shoqëria duhet të zbulojë të vërtetën, pasi askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Në 27 vitet e fundit ky vend është përballur me një problem të madh, krimin e bërë nga politikanët me pushtet. Nuk është e përshtatshme të them nëse Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Shoqëria duhet të zbulojë të vërtetën. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si deputet me votë. Ju keni të drejtë të dini të vërtetën”, tha Lu.

Lu më tej shtoi se nëse Tahiri është fajtor, atëherë duhet të përballet me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?