Të aksidentuarit e eskortës së Ramës, drejt Tiranës me helikopter (FOTO)
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 05:48
Dy personat që mbetën të plagosur në aksidentin ku u përfshinë dy makina të eskortës së Kryeministrit në Korçë, po dërgohen me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Dy automjete u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta. Përveç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi” në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Golf.


