Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet rritje me 16.3%

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) shënuan rritje përgjatë 4 muajve të parë të vitit.

Sipas treguesve fiskalë paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, këto të ardhura u realizuan në masën 51.2 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se 4 mujori 2023.

Të ardhurat kishin realizim 103.3 % të planit për 4 mujorin 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi gjatë diskutimeve në Kuvend, se ende ka paga të nëndeklaruara dhe se shteti paguan rreth 480 milionë euro në vit për të mbuluar diferencën e skemës dhe për të paguar për shtresat në nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm për vitin 2023 kemi patur 8.6 % indeksim të pensioneve, me një kosto prej 120 milionë eurosh në buxhet për 2024. Në vitin 2022 patëm dy herë indeksime, 3.3 % dhe 6 %. Janë 480 milionë euro në vit që shteti paguan për të mbuluar diferencën në skemën e pensioneve si dhe financimin e skemave të tjera mbështetëse që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së shtresave në nevojë“, tha ministri.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?