Të arrestuarit e protestës, 3 persona mbeten në burg, lirohen 37 të tjerët
Gjykata e Tiranës ka liruar 34 nga 37 personat e arrestuar për aktet e dhunës në protestën e 13 prillit të organizuar nga opozita para Kryeministrisë.
Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për 2 dy protestues dhe 32 u lanë me detyrim paraqitje.
Ndërsa tre mbetën në qelitë e paraburgimit.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për 16 prej të ndaluarve dhe “detyrim paraqitje” për 21 të tjerë.
Sekretari i Përgjigjshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur pas vendimit të gjykatës garantoi qeverinë se sa më shumë protestues të fusë në burgje aq më shumë do mblidhen në protestat e opozitës kundër tyre.
“Të jetë i sigurtë së nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve, dhuna do i kthehet mbrapsht,”-deklaroi Bardhi.
Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe ” Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Për protestën janë proceduar penalisht edhe 23 persona të tjerë. Nga protesta e opozitës pati 5 punonjës policie të lënduar, disa protestues po ashtu, por dhe përfaqësues të medieve.

