FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tedi Blushi i përgjigjet Ballës: Librazhdi do jetë me Kushtetutën në 25 prill

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla për vizitën e kreut të shtetit në Librazhd.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon!

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao. Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë. Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021.

Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.

Kur "Miss Parlamenti" Tao Tao, mashtron Tao Taon!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por…

Posted by Tedi Blushi on Wednesday, February 10, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?