Telefonata që zbuloi celulën e ISIS në Shqipëri

Disa nga 9 të dënuarit nga Gjykata e Krimeve të Rënda se, kanë dërguar në Siri rreth 90 shqiptarë nga burgu mbajnë lidhje me bashkëpunëtorët e tyre në Siri dhe Irak.

Nga telefonat e burgjeve ata kanë komunikuar dhe kjo është dëshmuar nga përgjimet e kryera nga anti-terrori.

Sipas bisedave të zbardhura, të dënuarit kërkojnë të dinë si shkojnë luftimet dhe gjendjen e persona të cilët kanë dërguar atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dënuarit kanë komunikuar edhe me katër të ndaluarit e 10 ditëve në Shkodër, si te dyshuar se do kryenin një sulm mbi kombëtaren izraelite të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komunikime mes të dënuarve dhe Bekim Protopapës, Ergys Fasllisë, Xhezair Fishtit dhe Medat Hasanit është bërë në gjuhen arabe.

Disa prej përgjimeve janë përkthyer, ndërsa një pjesë janë në proces traskiptimi. Për efekt te hetimit prokuroret kanë kërkuar nga burgjet librin e takimeve për 9 dënuarit, në muajin maj të këtij viti me 126 vite burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?