Tender 9.6 mln lekë për sinjalistikën e infrastrukturës turistike në zonat bregdetare e malore

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka hapur tenderin për sinjalistikën infrastrukturore turistike midis zonave bregdetare dhe malore. Buxheti i shtetit ka parashikuar rreth 9.6 milionë lekë për realizimin e këtij projekti.

Ky i fundit konsiston në tabelizimin e itinerarit turistik Borsh-Bënçë (rreth 60 km) bazuar në standarde bashkëkohore, duke e bërë atë atraktiv  si dhe më të identifikueshëm për turistët.

Tabelat të cilat do të vendosen janë historike, natyrore, treguese për lokalizimin e vendit dhe markim në shtylla metalike. Pjesë e markimit do të jetë edhe itinerari nga Nivica në Majën e Këndrevicës, zona të cilat kanë një potencial të madh natyror-kulturor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tenderi do të qëndrojë i hapur për aplikime deri në datën 11 dhjetor 2017. Ndërsa, sa i takon kohëzgjatjes së kontratës, është përcaktuar një afat kohor prej 7 ditësh nga momenti i nënshkrimit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?