Tërmeti në Egje, shkon në 37 numri i viktimave

Turqia dhe Greqia, po përjetojnë ditët më tragjike. Vijojnë pa ndalim operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir të Turqisë ku shpresohet se ende nën rrënojat e ndërtesave ka persona të mbijetuar.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 37 persona kanë humbur jetën deri më tani nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Greqinë, ku 35 viktima janë shënuar në Izmir dhe dy në ishullin Samos.

Ndërkohë raportohet se numri i të plagosurve ka shkuar mbi 820 persona. Operacionet e shpëtimit vijojnë të jenë delikate pasi qyteti i Izmirit është ende duke përjetuar pasgoditjet e tërmetit fatal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?