Tiranë, kapen 102 kg kanabis

Një sasi prej 102 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Tiranës gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Befasia”.

Blutë arrestuan në flagrancë katër persona, të cilët në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva”, kryesisht në periferi të Tiranës.

Goditja e këtij grupi griminal u bë në aksin rrugorë Pezë – Ndroq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë, të mbushur me kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pranga përfunduan:

  1. Arjan Mustafaj, 43 vjeç, banues në Mallakastër.
  1. Shpetim Sinaj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.
  1. Erjon Zenelaj, 33 vjeç, banues në Mallakastër.
  1. Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 102.5 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

– 2 automjete të markave të ndryshme.

– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?