Tjetër sasi droge, gjenden 8 kuintal kanabis i hedhur në det
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 19:43
Një sasi lënde narkotike prej 800 kg është gjendur e hedhur në det, ndërmjet ishujve te Fanit dhe Otrantos.
Mjeti lundrues i pikasur nga autoritet Greke është ndjekur për disa orë.
Për të shpëtuar trafikantet e kanë hedhur në det sasinë e kanabis satives përgatitur për të trafikuar në shtetin fqinj.
Kjo është sasia më e madhe e pikasur këtë jave nisur nga brigjet shqiptare.

