TOWIE zgjedh Drimadhën për sezonin e ri, Rama: Një tjetër dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria

Një nga programet më të ndjekura televizive në Britaninë e Madhe, The Only Way Is Essex (TOWIE), ka zgjedhur Drimadhën si vend për xhirimet e sezonit të ri. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë si një tjetër dëshmi të rritjes së interesit ndërkombëtar për Shqipërinë.

Sipas Ramës, përzgjedhja e Drimadhës nga një prej prodhimeve më të njohura të televizionit britanik dhe nga një prej kompanive më të mëdha europiane të reality show-ve, tregon se vendi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe medias.

”MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, TOWIE nga ITV, prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri, si një tjetër dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe medias, ju uroj një fundjavë të mbarë”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitet e fundit, bregdeti shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe prodhimeve të huaja televizive, duke e promovuar vendin si një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turizëm dhe investime në industrinë e argëtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?