”Toyota Yaris”, Bardhi: Taulant Balla është në hall

30 minuta zgjati seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë ”Toyota Yaris”.

Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi, ka deklaruar se Basha është tërësisht i përfaqësuar në procesin gjyqësor, i cili u mbajt në gjykatë për rastin “Toyota Yaris”. Sipas Bardhit, lideri i PD-së vijon t’u qëndrojë deklaratave të bëra publike për rastin e bllokimit të 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, të cilat u kapën muaj më parë në Durrës.

Pas kësaj, Basha drejtoi gishtin drejt Taulant Ballës, të cilin e quajti si person të përfshirë në eurot e bllokuara në Durrës. “Procesi sot ishte një seancë pajtimi, ne shprehëm se i qëndrojmë të gjithë atyre që kemi deklaruar në fillim. Zoti Basha është në proces, nëpërmjet avokatëve të tij. Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në Gjykatë. Basha iu qëndron të gjithë deklaratave të bëra në publik. Ky është një proces ligjor dhe do të ndjekim çdo hap ligjor, që ne e përfaqësojmë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e rradhës është në datën 23 tetor ora 12:00. Shtyrja u bë për t’i dhënë mundësi Prokurorit të jetë i pranishëm në proces. Balla ishte i pranishëm seancë, ndërsa kreu i PD përfaqësohej nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi. Nga jashtë Gjykatës së Tirnaës, Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?