Trafik i rënduar nga Tirana në Durrës, policia apel drejtuesve për qetësi dhe kujdes

Sezoni turistik ka sjellë një fluks të lartë pushuesish në Durrës, por bashkë me ta është shtuar ndjeshëm edhe trafiku në rrugët e qytetit. Mijëra automjete qarkullojnë çdo ditë në akset kryesore, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi në lëvizje, veçanërisht në drejtim të zonave të plazhit.

Problematikat më të mëdha shfaqen gjatë orareve të pikut, kur qarkullimi bëhet i ngadaltë dhe drejtuesit e mjeteve përballen me pritje të gjata. Përveç vonesave, trafiku i rënduar sjell edhe shtim të ndotjes akustike dhe të ajrit, duke ndikuar në përditshmërinë e banorëve dhe pushuesve.

Për menaxhimin e situatës dhe për shmangien e bllokimeve, në Durrës janë angazhuar edhe forca të shtuara të Policisë Rrugore nga Tirana. Efektivët po monitorojnë akset me fluksin më të madh të automjeteve dhe po ndërhyjnë për të lehtësuar qarkullimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata rëndohet edhe më tej nga temperaturat e larta. Qëndrimi për një kohë të gjatë në kolona, nën diell dhe në temperatura të larta, shpesh krijon tensione mes drejtuesve të mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të ruajnë qetësinë, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Në kulmin e sezonit turistik, trafiku mbetet një nga sfidat kryesore të përditshme për Durrësin. Për qytetarët dhe turistët, kolonat e gjata nën temperaturat e larta nënkuptojnë më shumë kohë të humbur në rrugë dhe më pak kohë për të shijuar pushimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?