Trafik të 1 milion eurove marijuanë në kamionin me shegë, pranga shqiptarëve

Një sasi e konsiderueshme marijuane me vlerë shitje me pakicë prej më shumë se një milion euro.

Origjina e lëndës narkotike është Spanja, ndërsa destinacioni është tregu i Italisë së Veriut.

Operacioni disajavor i koduar “Cargo” vëzhgoi me imtësi lëvizjet e anëtarëve të grupit për më shumë se 20 ditë, derisa mbrëmjen midis të dielës dhe të hënës u organizua aksioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një automjet i rëndë që mbante mandarina, portokall dhe shegë – dhe tetë pako të mbyllura që kishin më shumë se 110 kilogramë marijuanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeti është drejtuar nga një shtetas spanjoll, një 37 vjeçar i quajtur Joaqiun Martinez si dhe një maroken.

Ata priteshin nga tre burra me kombësi shqiptare, përkatësisht Vital Meço, 43-vjeç, banor në Cento; Tonin Bibaj, 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, në shtëpinë e të cilit janë edhe 70 gram hashash, banorë në provincën e Savona (Alassio dhe Andora).

Për të mbuluar ngarkesën ‘reale’ ekziston një mur me kuti frutash, e mbuluar kudo me mandarina dhe shegë.

Policia nuk ndërhyn në këtë rast, por ata presin destinacionin e mjetit të ngarkuar me fruta.

Ata bëjnë inspektim të shpejtë, nuk janë shumë, por një sasi parash e fshehur në xhaketën e shtetasit spanjoll prej 13.500 euro, pagesa për transportin e drogës nga Spanja në Ferrara.

Në Via Marconi, policët janë ende në pritje. Për të parandaluar që shqiptarët të ikin, policia ndërhyn pas një ore. Atyre ju kapen 8 thasë plotë marijuanë, 10 euro për gram, kështu që shuma e fituar do të ishte 1 mln euro.

Akuzat ndaj tyre janë për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa në banesën e Meços është gjetur edhe 280 gram kokainë.

Të pesë të arrestuarit janë të gjithë në burg, dhe mes të enjtes dhe të premtes do të ketë një seancë dëgjimore në lidhje me arrestimin.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?