Trafiku i qenieve njerëzore, DASH: Qeveria ka dështuar

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson prezantoi raportin mbi trafikimin e personave për vitin 2017, ku flitet edhe për Shqipërinë në këtë kuadër. Referuar raportit të Departamentit të Shtetit, Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.

Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, e si pasojë, Shqipëria mbeti në grupin 2 të klasifikimit. Raporti nënvizon se ekzekutivi shqiptar demonstroi përpjekje në rritje, duke ndjekur penalisht dhe dënuar më shumë trafikantë, e duke përdorur për herë të parë “fondin e posaçëm” të saj për mbrojtjen e viktimave nga asetet e sekuestruara prej trafikantëve.

Qeveria rriti financimin për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim (ZKKA) dhe rregullisht mblodhi aktorët e mekanizmit kombëtar të referimit dhe komitetit antitrafikim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportin shton edhe se qeveria nuk arriti të përmbushë standardet minimale në disa fusha kyçe. Policia vazhdon të shfaqë kuptim të kufizuar të trafikimit njerëzor dhe dështoi në disa raste të identifikonte viktimat e trafikimit mes individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar, apo si shërbëtorë shtëpie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për akte të jashtëligjshme, të kryera si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji përjashton viktimat nga ndëshkimi për krime të kryera si pasojë e shfrytëzimit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?