Tritol makinës, 25-vjeçari po lufton me jetën. Policia: Ines Hajrulla, me precedentë kriminalë
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 05:34
25-vjeçari Ines Hajrulla ndodhet në sallën e operacionit, ku mjekët po bëjnë të gjitha përpjekjet për ta mbajtur në jetë.
Hajrulla është djali i një biznesmeni të njohur në Vlorë, pronar i një lokali të frekuentuar në qytetin bregdetar. “BalkanWeb” siguron foton e 25-vjeçarit, për të cilin, policia thotë se është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë.

