U bë shoshë nga 50 plumba, ja si u testua makina super luksoze e Dalipajt (VIDEO)

Ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj u ekzekutua dje bashkë me Juxhin Dautin në makinën lukzoze me të cilën po udhëtonin.

Makina tip Audi S8 me targë AA 111 OI u bë shoshë nga ekzekutorët të cilët shkarkuan jo pak por 50 plumba duke lënë të vdekur direkt ish-policin dhe pasagjerin tjetër.

Një ndër gjërat që ra më shumë në sy në këtë vrasje makabre ështe edhe automjeti luksoz më të cilin lëvizste Dalipaj i cili ishte në kërkim nga policia prej 16 muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njohur si një makinë super luksoze dhe super e shpejtë, makina me të cilën udhëtonin viktimat, është testuar në Gjermani në shkurt të po këtij viti gjatë një eventi garash me makina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar pamjeve të videos nga Youtube makina “Audi” me targa AA 111 OI është testuar disa herë në pistë me makina të tjera si Mercedes Benz, BMW, etj., dhe ka rezultuar fituese në disa në gara shpejtësie.

Por sipas hetimeve nga policia mësohet se automjeti tip “Audi 8s” me targa “AA 111 OI” nuk i përkiste ish-oficerit të policisë Ervin Dalipaj, por një personi tjetër.

Burime policore thanë se automjeti është në pronësi të shtetasit E.Hoxha, person ky që njihet për mbajtjen e makinave luksoze dhe të blindura në vend.

Shpesh here tek E.Hoxha, ka marrë me qërra makina të blindura edhe qeveria shqiptare, në rastet kur është dashur shoqërimi i delegacioneve të huaja.Mësohet se automjeti luksoz i sekuestruar tashmë si provë materiale, ishte marrë me qëra nga Dalipaj tek shtetasi E.Hoxha.

2017 Audi S8 720 HP 4.0 TFSI Drag Races Supercars on Track!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?