U dëmtuan nga tërmeti, transferohet mësimi në 5 shkolla në Urën Vajgurore

Pesë shkolla në Urën Vajgurore rezultojnë të dëmtuara nga tërmeti, ndaj mësimi po vijon në shkollat e zonave pranë tyre .

Pesë objekte shkolla nëntëvjecare në bashkinë e Urë Vajgurore rezultojnë të dëmtuar ndërsa nxënësit ekëtyre shkollave do të vijonë mësimin në shkollat të tjera të kësaj bashkie .

Administratori Alban Kora pranë bashkisë Ura Vajgurore shprehet se pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit u morën informacione nga drejtoritë e shkollave përkatëse dhe u ngrit grupi i punës për të bërë verifikimet në këto objekte .

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i ngritur nga bashkia e Urës Vajgurore, pasi inspektoi godinat që ka nën juridiksionin e saj nxori si konkluzion se në pesë shkolla 9-vjeçareje të kësaj bashkie nuk mund të bëhet mësim pasi ato janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezikshmëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në një verifikim të plotë nga instituti i përgjithshëm Tiranë, shkollat në fjalë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?