U martua me djalin egjiptian: Pajtohet me të atin pas 10 vitesh
Sezonin e kaluar, Marsida iu drejtua emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i plotësuar një dëshirë të bijës, që nuk donte ta shihte të mërzitur dhe vetes. Gjatë adoleshences, ajo u dashurua me një djalë nga komuniteti egjiptian, me të cilin edhe lidhi jetën. Nga ai moment, i ati nuk i foli më.
Pas 9 vitesh, ajo i kërkoi publikisht babait të saj ta linte të kaluarën pas dhe të kishin srëish një marrëdhënie normale. Ai e pa në emision, por nuk i foli.
Sot, faqja në Instagram e emisionit publikoi një foto të Marsidës me të atin, pajtuar pas dhjetë vitesh të zënë. A mundet një baba të refuzojë mallin e së bijës? Sigurisht që jo.
https://www.instagram.com/p/BcHoIYIDksT/

