FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Unaza e Madhe e Tiranës drejt përfundimit brenda vitit

Nëse ka një gjë që duhet lavdëruar në Tiranë është pa asnjë diskutim Unaza e Madhe e Tiranës.

Ajo rrethon dhe çliron kryeqytetin nga trafiku.

Pjesa nga Astiri deri te ish-shqiponja ka përfunduar dhe është në parametrat europianë. Nga TEG deri afër fillimit të Lanës, aty po punohet për urën e madhe që shkon kah verilindja, autostrada ka përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vijon puna në Unazën Verilindore të Tiranës ku realizimi fizik ka arritur në masën 25%”- shkruan Erion Veliaj. Kjo pjesë do të shtrohet dhe përfundon duke e mbyllur Unazën te ish-shqiponja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erion Veliaj ka postuar sot foto nga puna te Unaza Verilindore ku punohet me intensitet, krahas shpronësimit të banorëve dhe shembjes së ndërtesave ku do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës.

Në foto: Duke punuar te pjesa e Unazës Verilindore

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?